12.3 C
New York
April 16, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Vuçiç përplaset fizikisht me Jeremiçin, shkak Kosova dhe Shqipëria

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç është përplasur fizikisht me liderin e opozitës Vuk Jeremiç. Shkak për konfliktin e tyre prej disa muajsh, është Kosova dhe Shqipëria.

Kjo foto e publikuar nga mediat serbe tregon qartë për konfliktin mes tyre. Siç shihet presidenti ka përveshur mëngët dhe është gati të sulmojë liderin e opozitës, konflikt që ka ndodhur në presidencë.

Për median, Jeremiç ka deklaruar se përballja me Vuçiç ka qenë vërtetë e pakëndshme.

Presidenti zbriti nga zyra e tij dhe po dridhej i tëri. Ishte një situatë e pakëndshme edhe për forcat e sigurisë. Vuçiç filloi të bërtiste, duke thënë “hajde më rrihni”. Por në ato momente truprojat e tij e neutralizuan. E ftova të dilte jashtë por nuk guxoi.. Na mallkoi, ofendoi dhe na kërcënoi. Më tha se jam hajdut”, është shprehur Jeremiç.

Mediat serbe raportojnë se incidenti mes Jeremiç dhe Vuçiç ka nisur pasi ky i fundit deklaroi se partia e padenjë e Jeremiç duhet luftuar. Për të sqaruar debatin, Vuçiç thirri në zyrën e tij Jeremiç, por gjithçka nuk shkoi sipas parashikimit.

Ata janë dy kundërshtarë të ashpër në skenën politike serbe edhe pse ajo dominohet krejtësisht nga presidenti.

Konflikti mes tyre është ashpërsuar që kur Serbia mbështeti Shqipërinë si anëtare e përkohshme në Këshillin e Sigurimit. Jeremiç i ka kërkuar Vuçiç të shpjegojë votën pro vendit tonë.

Sipas tij Tirana zyrtare do e përdorte votën e saj në Këshillin e Sigurimit për të fituar mbështetjen e vendeve të treta ndaj Kosovës.

Related posts

Itali/ Foshnja 50 ditëshe dhe një tjetër fëmijë shërohen nga koronavirusi, njëri ende në spital

dardanianews

“Ky është vetëm fillimi..”, Milaim Zeka reagon për vrasjen e Xhemajl Mustafës

dardanianews

Syri.net: Këta janë emrat që i bashkohen Vjosa Osmanit në partinë e re

dardanianews