21.1 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

PDK e cakton zëvendësin e Kadri Veselit

Enver Hoxhaj është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Konfirmimi i aktakuzës nga Tribunali Special e detyroi Kadri Veselin të largohet nga udhëheqja e partisë. PDK’së sot iu nisën për në Hagë dy ish-kryetarët e saj, Veseli e Hashim Thaçin.

Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, PDK e ka zgjedhur zëvendësuesin e përkohshëm të Kadri Veselit.

Gazeta Express mëson se zyrtari i lartë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, do të jetë ushtruesi i detyrës, pasi Kadri Veseli dha dorëheqje nga politika.

Veseli sot ka thënë se përderisa do të përballet me akuzat në Hagë, nuk do të jetë i përfshirë në politikë.

Ai e ka drejtuar PDK’në prej vitit 2015, kur Thaci u larguar për t’u bërë president.

Edhe presidenti Hashim Thaci ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e shtetit, për t’u nisur në Hagë. /Express/

 

 

Related posts

Moti i keq në Vlorë, ja cfarë pritet të ndodh në orët në vazhdim!

dardanianews

Ushtria e Kosovës dhe e Izraelit do të nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

dardanianews

Postim morbid i Fjolla Morinës: Pse o Zot e more Lezen e jo Isën

dardanianews