20.7 C
New York
July 6, 2026
DardaniaNews
Uncategorized

PDK e cakton zëvendësin e Kadri Veselit

Enver Hoxhaj është zgjedhur ushtrues detyre i kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, raporton Gazeta Express.

Konfirmimi i aktakuzës nga Tribunali Special e detyroi Kadri Veselin të largohet nga udhëheqja e partisë. PDK’së sot iu nisën për në Hagë dy ish-kryetarët e saj, Veseli e Hashim Thaçin.

Pas një mbledhjeje të jashtëzakonshme, PDK e ka zgjedhur zëvendësuesin e përkohshëm të Kadri Veselit.

Gazeta Express mëson se zyrtari i lartë i kësaj partie, Enver Hoxhaj, do të jetë ushtruesi i detyrës, pasi Kadri Veseli dha dorëheqje nga politika.

Veseli sot ka thënë se përderisa do të përballet me akuzat në Hagë, nuk do të jetë i përfshirë në politikë.

Ai e ka drejtuar PDK’në prej vitit 2015, kur Thaci u larguar për t’u bërë president.

Edhe presidenti Hashim Thaci ka dhënë dorëheqje nga udhëheqja e shtetit, për t’u nisur në Hagë. /Express/

 

 

Related posts

Pritet lirimini i naftës pasi në Ngushticën e Hormuzit: Anijet ndjekin një rrugë të re, jashtë kontrollit iranian

dardanianews

Vjosa përfundon gjithçka me LDK-në, por cilat janë shkaqet që ajo u përjashtua? Analisti politik tregon në detaje

dardanianews

Ia ngacmuan gruan në plazh, Ekremi vret dy pushues (Emrat

dardanianews