35.1 C
New York
July 29, 2025
DardaniaNews
FeaturedNatyra

Injoron shenjat paralajmëruese, notuesi brazilian futet në liqen – i vihet nga pas aligatorit që e kafshon në kraharor

Një notues është sulmuar nga aligatori në Brazil, pasi injoroi shenjat paralajmëruese se liqeni është i mbushur me aligatorë.

Viktima që u kafshua në kraharor, ishte sulmuar nga aligatori pak metra para se të dilte nga ujit në Lago do Amor në Campo Grande, destinacion i njohur turistik, transmeton Telegrafi.

Willyan Caetano, që filmoi incidentin kishte parë burrin duke u futur në ujë, dhe e dinte se diçka e keqe do të ndodhë.

E mjaftuan pak sekonda të kalojnë pasi u fut në ujë, që t’i vihet pas aligatorit i cili para se të dilte nga uji iu vërsul duke e kafshuar në kraharor.

Për fat të mirë burri arrin të dalë nga uji, duke i shpëtuar më të keqes. Pasi e kupton se ka mundur ta pësojë me jetë, e shfaq plagën në kraharor.

Është interesant sesi pavarësisht kafshimit, braziliani shpëton me vetëm disa gërvishtje të lehta – ku pas tretmanit është liruar menjëherë nga spitali. /Telegrafi/

..

Terrifying moment swimmer is chased and bitten by an alligator

 

Related posts

Regjisori i ‘Big Brother’ thotë se çfarë do ndodh sonte: Mbaje mend këtë datë, sepse do ketë shumë…

dardanianews

Bekë Berisha: Qeverinë Kurti duhet me e shkarku për të dytën herë

dardanianews

Vuçiq poston foto nga darka me Ramën: Bërnabiq dhe unë i pritëm mysafirët tanë me verë serbe të shkëlqyer

dardanianews