28.7 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Milo Gjukanovic zbulon planin sekret të Vuçiqit për Kosovën

Presidenti i Malit të Zi deklaroi se Beogradi zyrtar rezultatet e zgjedhjeve në Mal të Zi po i interpreton me logjikën e pushtuesit. Djukanovic shtoi se partitë e qeverisë në pushtet shpejt do të heqin qafe ‘shqiptarin e ndershëm’ për ta shndërruar Malin e Zi në një shtet serb

Djukanovic thumboi presidentin serb Vucic kur tha se “me përvetësimin e historisë malazeze” dëshiron të lidhë pjesën e munguar të historisë së Serbisë në intervistën për gazetën e Pobjeda të Podgoricës e përshkroi humbjen e partisë së tij në zgjedhjet e gushtit që tani po e “shfrytëzon si derë të hapur për vazhdimin e misionit të tij të serbizimit të Malit të Zi dhe ndryshimin e karakterit të shtetit qytetar”.

“Duke e parë që synimet e nacionalizmit serbomadh në Mal të Zi end nuk janë realizuar, mund të thuhet se zemërimi në qendrën e Frontit Demokratik – kreu i Serbisë – po shtohet.  Edhe për atë se as qeveria e re e Malit të Zi nuk po luan sipas taktit të tyre” tha Djukanovic.

Djukanovic tha se Beogradi dëshironte një model më të pastër, që me trupat e tyre të drejtonte Malin e Zi.

Tani lider i opozitës Djukanovic, megjithëse ende president i shtetit që disa herë e kërcënuan me shkarkim – Dritan Abazovic ishte mjaft i hapur disa herë në publik me kërcënimet e tij ndaj Djukanovic – tha se Beogradi është i frustruar se partia e tij që mbetet e vetmja pengesë politike e pushtimit të Malit të Zi, nuk po humb mbështetjen e publikut siç kishin pritur.
“Për atë në Nikshiq ata po përgatiten për ‘Betejën e Kosovës’: për atë edhe regjistrimi i popullatës, sipas zyrtarëve beogradas, në Mal të Zi është çështje e interesit më të madh kombëtar të Serbisë: që përmes inxhinierisë të identitetit ta paraqesin si shtet serb Malin e Zi. Pas kësaj Fronti Demokratik do të mund të rrëzonte këtë qeveri, ta çlironte nga varësia e ‘shqiptarit të ndershëm’ dh të formoj qeverinë e vërtetë serbe në krye me parinë e Frontit në të” tha Djukanovic.

Ai foli edhe për synimin e dhe resurset e Vucic për ta hequr nga pushteti, duke vlerësuar se po “mbivlerësohen kapacitetet e presidentit të Serbisë”, që po i “shkon për shtat iluzionit të tij se është afër të arrij qëllimit të pushtoj Malin e Zi”.

“Që nuk është! Në zgjedhje për president mora 54 për qind të votave; jam në krye të partisë që ka tridhjetë mandate dhe që ka pushtetin në shumicën e komunave të Malit të Zi. Pra: Mos u ngutni!” porositi Djukanovic.

Kreu i shtetit malazez pohon se Serbia pas të nëntëdhjetave kur “doli nga shishja fantazma ndaj kroatëve, boshnjakëve dhe pastaj edhe shqiptarëve ju erdhi rendi edhe malazezëve”. Ai akuzon Serbinë se “në vazhdimësi shkakton marrëdhënie jo shëndosha me fqinjë” duke e vlerësuar “se kjo është lojë e rrezikshme”  që në të nëntëdhjetat “nuk arritën ta kontrollonin as lojtarë më të mëdhenj politik se këta të sotmit”

E dimë si përfundoi kjo: me gjenocid dhe në Hagë” tha Djukanovic.

Ai shtoi se Serbia po tenton të jetësoj “idenë e Serbisë së Madhe, tani të quajtur “bota serbe”,  po duan të ndryshojnë karakterin e Malit të Zi, që në vend të shtetit sekular, multietnik e pro europian të deritanishëm, shtet anëtar i NATO, të shndërrohet në “pjesë të nevojshme të trekëndëshit serbomadh Beograd-Banjalluka-Podgorica”.

Related posts

Skënderbeu e mundi dhe poshtëroi Sulltan Mehmetin II ,pushtuesin e dy Perandorive dhe të 200 qyteteve!

dardanianews

“Raketat janë prodhim serb”, analisti: Si Vuçiç e ndihmoi Hamasin kundër Izraelit user 1 October 10, 2023 Aleksandar Vuçiq , hamasi , izraeli , Palestina , serbia Analisti Avenir Peka tha në një intervistë për Euronews Albania se ka disa elementë që lidhin sulmin terrorist të 24 shtatorit në Kosovë dhe të 8 tetorit në Izrael. Ai tregoi se lideri i sulmit terrorist në Izrael është një palestinez që është dhe shtetas serb dhe njihet si mik i presidentit Vuçiç. PROMOTED CONTENT Metoda që djeg kërpudhat pa lënë gjurmë! More… 764 191 255 “Me shumë gjasa raketat e përdorura nga Hamasi janë raketa të shitura nga Serbia, se si kanë arritur deri aty unë nuk e di, por janë prodhim serb dhe më kryesorja vetëm në gushtin e këtij viti, zv. ministri i Jashtëm serb ka urdhëruar në Teheran dhe ka bërë një marrëveshje prej 400 milionë dollarësh për blerjen e 20 mijë dronëve vetëvrasës, ato dronët e vegjël nga 1 metër-1 metër e gjysmë,” – u shpreh Peka. Lexo më shumë Formohet qeveria emergjente dhe kabineti i luftës në Izrael Analisti shtoi se Serbia është një ishull i rrethuar nga NATO dhe sigurisht që këto dronë nuk mund t’i përdorë kundër NATO-s dhe këto dronë nuk janë për asgjë tjetër veçse për t’u përdorur kundër Kosovës nëse ndonjëherë do të duhet. /euronews.al/ Rruga Press

dardanianews

Lajm i mirë: Dyfishohen pagesat për familjet në asistencë sociale

dardanianews