Në revistën Science dy ‘palë’ akademikë kanë publikuar hulumtimin në të cilin flasim për përdorimin e insekteve si burim ushqimi për njerëzit por edhe për bagëtinë.

Dyshja Arup Kumar Hazarika dhe Unmilan Kalita nga universiteti Cotton dhe kolegji Barnagar nga India, pretendojnë se ekziston një argument i fuqishëm për përdorimin e insekteve për nevoja të ushqimit në pjesët e ndryshme të botës gjatë viteve të ardhshme.

Reklama

Loaded: 100.00%

Remaining Time 0:11
×

E Arnold van Huis nga Wageningen University & Research nga Holanda e Laura Gasco nga Torino në Itali, pretendojnë se ekzistojnë argumente të forta për përdorimin e insekteve si ushqim për bagëtinë, transmeton Telegrafi.

Reklama

Derisa popullsia globale po rritet dhe toka e disponueshme për rritjen e ushqimit po bëhet gjithnjë e më e paktë, shkencëtarët në mbarë botën kanë filluar të kërkojnë burime alternative.

Në dy punimet e publikuara në revistën Science, të gjithë autorët pajtohen që insektet mund të japin përgjigjen e shumëkërkuar.

Në punimin e parë, autorët përmendin se njerëzit që hanë insekte nuk është diçka e re. Njerëzit i kanë ngrënë ato për aq koha se ekziston njerëzimi.

Shumë njerëz në botë ende i hanë ato; megjithatë, shumica jo. Në fakt, në shumicën e vendeve njerëzit i shohin insektet e konsumuara si të neveritshme apo edhe të pista.

Reklama

Kjo mund të ndryshojë, pretendojnë autorët, nëse insektet do të bliheshin përmes pikave tregtare të qëndrueshme.

Ata kanë theksuar se ngrënia e insekteve mund të ofrojë shumë përfitime ushqyese, për shembull, kërmijtë janë të pasur me proteina. Kjo i bënë konkurrues me mishin e kafshëve.

Studiuesit gjithashtu kanë theksuar se insektet kërkojnë më pak burime për t’u rritur sesa bagëtitë, duke i bërë ato një alternative kryesore e gjelbër.

Në një punim tjetër, autorët vërejnë se aktualisht shumica e ushqimit të bagëtive prodhohet nga mielli i peshkut dhe soja.

Ata gjithashtu vënë në dukje se prodhimi i mishit në mbarë botën përdor midis 70 për qind dhe 80 për qind të gjithë tokës bujqësore, megjithatë prodhon rreth 25 për qind të proteinave të konsumuara nga njerëzit.

Ata sugjerojnë se zëvendësimi i ushqimit konvencional me ushqimin e bërë nga insektet do të çlironte sipërfaqe të mëdha toke, që tani përdoren për të rritur ushqimin e bagëtive.

Do të ishte gjithashtu një burim më i shëndetshëm i ushqimit të kafshëve. Gjithashtu, kultivimi i insekteve ka të ngjarë të bëhet më i realizueshëm pasi planeti vazhdon të ngrohet.

Në të dy artikujt, autorët argumentojnë se i vetmi faktor që pengon përdorimin e insekteve si burim ushqimi është gatishmëria e prodhuesve të ushqimit për ta bërë këtë. /Telegrafi/