November 10, 2025
DardaniaNews
Shëndetësi

Studiuesit amerikanë bëjnë zbulimin e fundit mbi koronavirusin, ja cila vitaminë e lufton sëmundjen

Janë publikuar prova të tjera që tregojnë se vitamina D ndihmon në luftën kundër koronavirusit. Një studim amerikan ka zbuluar se pacientët që kishin mungesë të theksuar vitamine D janë dy herë më shumë të rrezikuar për të mos i mbijetuar Covid-19.

Kërkuesit shkencorë të “Northwestern University” thanë se studimi i tyre është paraprak dhe theksuan se duhet bërë kujdes me shtimin e suplementeve të vitaminës D. Ata bënë thirrje edhe për më shumë studime që të kuptohet lidhja mes vitaminës D dhe vdekshmërisë nga koronavirusi.

Vitamina D mund të merret nëpërmjet ushqimeve si peshku apo kërpudhat ose mund të prodhohet nga qelizat e lëkurës kur ekspozohen në dritën e diellit.

Një studim i mëhershëm i “Vrije Universiteit Amsterdam” doli në përfundimin se vendet me nivele të ulta të vitaminës D ishin ato me rastet më të shumta të infektimit me Covid-19 dhe me më shumë viktima.

 

Related posts

Adoleshenti shkon me dhimbje të tmerrshme në spital, mjekët shokohen kur shohin çfarë kishte në stomak

dardanianews

OBSH-ja jep lajmin, tregon sa do të zgjasë koronavirusi

dardanianews

Publikon foton e nënës së shtrirë në Infektivë: Për ata që kanë dyshime, turp që po dilni pa maska

dardanianews